Rockandroll
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Rockandroll

rockandroll forumotion
 
ForumForum  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Barazia Gjinore

Shko poshtė 
3 posters
AutoriMesazh
Molosi
Rock'and'Roll
Molosi


Numri i postimeve : 111
Age : 42
Location : Gjilan
Registration date : 24/03/2008

Barazia Gjinore Empty
MesazhTitulli: Barazia Gjinore   Barazia Gjinore I_icon_minitimeSat 29 Mar 2008, 02:15

Ktu ju kisha lute me shkru se cka mendoni per Barazine Gjinore
Disa studiues mendojne se njerezit lindin te barabart ne kete bote, mirepo permes procesit te socializimit dhe trajtimit te tyre qe u behen qe nga lindja, femrat i trajtojne ne ate menyre, qe te jene thuajse me dytesore.....edhe shiku me statistik postet me te larta, punet me te rendesishme i kan ne dore meshkujt.....ne politike me te mdhe udheheqin meshkujt etj etj

Kurse disa teolog te mesjetes si: Shen Jeronimi, shen Augustini, Shen Toma Akuini etj etj. mendojne se femra i nevojitet mashkullit vetem per ndihmen e riprodhimit, se per ndihme tjeter prap se prap mashkulli do ti ndihmonte me mire nje mashkulli.....dhe mendojne se femra eshte "Porta e Ferrit", pasi qe Satani e zgjodhi Even per ta shty drejt mekatit Adamin..
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Churchill
Jr Roller
Churchill


Numri i postimeve : 121
Age : 33
Location : Gjilan
Registration date : 28/03/2008

Barazia Gjinore Empty
MesazhTitulli: Re: Barazia Gjinore   Barazia Gjinore I_icon_minitimeSat 29 Mar 2008, 20:41

Un jom shume skeptik qe po punohet n'kete drejtim, barazia gjinore ne Kosove, pe marre shembull Kosoven pasi qe po jetoj ktu, nuk ka barazi gjinore.

Kosova ka mekanizma per barazi gjinore po jon te pazbatushme. Ligji per barazi gjinore ekziston po sa e njohin qytetaret kete ligj? Dhuna osht ende e pashmangshme, toleranca, pozita e gruas osht e vshtire po per dallim me kohen e paraluftes sot osht per disa nuanca ma mire, pjesemarrja e gruas ne jeten politike, ekonomike e ne shume lemi tjera osht e pranishme.
Ndryshime thelbesore ka sidomos te familjet e reja. Barazia gjinore nuk nenkupton qe te mbrohen vetem te drejtat e grave, po edhe te burrave.

Ni problem tjeter osht edhe ceshtja ekonomike, pa zhvillim te ekonomise nuk ka progres ne shoqeri, pastaj shume gra kane te kryer dokturaturen po si pasoje e ekonomise jo te zhvilluar mbeten ne shtepi qe rezulton ne mos pjesemarrje ne shume fusha, po te tille ka edhe burra, d.m.th, ekonomia qe nderlidhet me statusin final i cili shpresojme do te caktohet sa me shpejte, i cili do te mundesonte qe te degjohet per Kosove te njihet nderkombetarisht dhe investitoret te vijne sa me shpejte dhe te filloj te lulzoi ekonomia e cila kish me ruzultu me ni synim kejt tjeter te gruas.

Ende ka shume parregullsi, barazia gjinore nuk ka arrite ate shkallen e zhvillimit, psh: sot ne shkolla ende ka deskriminim ndaj femnave, ka shume raste kur profesori ma perpara e pyt ni mashkull sesa ni femen, ekzistojne hala ato dallime.

Ishalla punohet n'kete drejtim, edhe faktori kryesor qe kish me rezultu shume pozitivisht osht vetedisimi i qytetareve.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Molosi
Rock'and'Roll
Molosi


Numri i postimeve : 111
Age : 42
Location : Gjilan
Registration date : 24/03/2008

Barazia Gjinore Empty
MesazhTitulli: Re: Barazia Gjinore   Barazia Gjinore I_icon_minitimeSat 29 Mar 2008, 21:49

Shum me pelqeu postimi yt Churchilli...

Ka raste ne shkollat tona kur arsimtari iu ka drejtu nxeneseve: "Hajde ti vajzo pastroje tabelen se kjo eshte pune per juve"!!!!!!!!!!!!! un nuk pajtona ne asnji menyre me kete gjest qe ndodhe ne Kosove, pasi qe jemi nji shtet qe ne te ardhmen synojme te hyme ne EU...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
june
Rock'and'Roll
june


Numri i postimeve : 301
Age : 37
Location : tirane
Registration date : 03/01/2008

Barazia Gjinore Empty
MesazhTitulli: Re: Barazia Gjinore   Barazia Gjinore I_icon_minitimeSun 30 Mar 2008, 21:36

barazia gjinore...dy gjinite sjane te barabarta, jane te ndryshme por eshte E DOMOSDOSHME te kene te drejta te barabarta, perderisa shteti perbehet nga qytetare, nga shtetasit e vet, menyra e trajtimit te tyre nga pikpamja e te drejtave duhet te jete e njejte...ka hapa te mira ne kete drejtim, po se paku ne shqiperi ka ende sh per te bere...jo me larg se ne periferi te tiranes, kryeqytetit , shikon ende femra qe mbajne nje barre te madhe me dru ne kurriz e ne krah te saj ec i shoqi me nje pamje gjys krenarie idiote...
.....per ca kohe grate e kuptuan gabim kete luften per te drejtat e tyre, duke punuar ne pune te renda per te treguar qe mund te ishin te forta sa burrat, duke dale nga natyra e vet( kjo dhe e nxitur nga nje shtyoje mizore dhe qe zgjati me verte shume)..mendoj se ndyshojne gjinite sh, kjo smth qe meqe jane me te dobta fizikisht jane inferiore, shyqyr zotit, secili ka aftesite e te mirat e veta...dhe burimet e veta per te mbijetu...e per tja dale mbane ne jete..do te thote qe jane te vecante e te vyer njesoj... e per pasoje duhet te trajtohen me te drejta te barabarta, me liri te barabarta
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Barazia Gjinore Empty
MesazhTitulli: Re: Barazia Gjinore   Barazia Gjinore I_icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Barazia Gjinore
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Rockandroll :: Without Music :: Bisede te ndryshme, pa muzike-
Kėrce tek: