Rockandroll
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Rockandroll

rockandroll forumotion
 
ForumForum  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Gratė e letrave nėn pseudonime burrash

Shko poshtė 
AutoriMesazh
masakruesjashkodrane
Jr Roller
masakruesjashkodrane


Numri i postimeve : 77
Age : 37
Location : rreth e rrotull rremujes:P ke tirana rock caffe
Registration date : 28/03/2008

Gratė e letrave nėn pseudonime burrash Empty
MesazhTitulli: Gratė e letrave nėn pseudonime burrash   Gratė e letrave nėn pseudonime burrash I_icon_minitimeSat 29 Mar 2008, 12:30

Proces i emancipimit dhe lirisė sė shkrimtareve gra ėshtė i pamohueshėm nė historinė e letėrsisė. Nė shekullin XIX shumė shkrimtare gra lėvruan gjininė e prozės nė mėnyrė mjaft tė suksesshme, por nėn pseudonime burrash dhe pėrmes arritjeve letrare, disa prej tyre mbėrritėn tė kenė ndikim tė jashtėzakonshėm nė jetėn shoqėrore dhe kulturore tė kohės, madje tė kujtohen edhe sot.

Ja disa prej tyre qė tronditėn jo vetėm burrat e mėdhenj tė kohės, jo vetėm botėn e letrave, por qė vazhdojnė tė magjepsin me veprėn, e sidomos stilin e jetės sė tyre..

Georg Sand (Aurore Dupin)
Atė duhet ta njihni, siē e njoha unė, thosh Foubert, pėr tė kuptuar femėroren tek ky burrė i madh. Ditėn jetonte si burrė dhe me njė emėr burri, netėve e pamundur mos tė grishej nga nevojat e saj "femėrore". Gruaja-mashkull ėshtė personazhi mė emblematik pėr njohjen e gruas nė rrethanat letrare. Plot me vitalitet, shkrimtarja franceze me emėr burri ishte e pėrfshirė nė faqet e shtypit tė skandaleve, pėr shkak tė lidhjeve tė shumta me tė dashurit e saj, njerėz tė shquar nga fushat e artit: Alfred de Musset, Liszt, Shopen, madje dhe komedianen Marie Dorval. Dy gjėra e tėrhoqėn poetin Musset drejt saj: shkrirja e bukurisė me inteligjencėn, dhe e guximit me pasionin.

Ndėrsa letra e saj e shkurtėr drejtuar tė madhit Shopen "Ju adhuroj! George", bėri qė gjithė emocionet e tij ndaj saj, t'i derdhte nė nota tė pavdekshme muzikore.
Veprat e saj ishin pėr bashkėkohėsit simbol i lirisė. Ajo arriti tė shkėlqejė, falė kurajės punės dhe talentit. Georg Sand ishte e para grua qė bashkoi femėroren dhe mashkulloren nė njė mėnyrė shumė tė dukshme, si nė veprat letrare ashtu edhe nė jetėn sentimentale.

Simone de Beauvoir
E njohur si e dashura e pėrjetshme e Sartrit tė madh, qė asnjėherė nuk e formalizoi marrėdhėnien me tė nėpėrmjet martesės, por vetėm pėrmes miqėsisė dhe dashurisė. Vepra e saj e guximshme "Seksi tjetėr" merr pėrsipėr tė analizojė qenien grua nga pikėpamja natyralistike; ēfarė duhet tė jetė njė grua ose ēfarė mund tė jetė njė grua. Gruaja, thotė Simone, ėshtė njė prani-mungesė, pasi historinė pėr tė e ka shkruar seksi tjetėr e kanė shkruar burrat. Ėshtė vetė gruaja, thotė ajo pėrmes filozofisė sė shkrimeve tė saj, qė duhet tė vendosė se ē' ėshtė gruaja.

Elsa Kagan-Triolet
Shkrimtarja ruse ose "shpata me sy bojė qielli", siē e quante shkrimtari Pablo Neruda, ishte jo vetėm mikja e Majakovskit, por bukuria sharmi dhe inteligjenca e bėnė atė muzėn e gjithė futurizmit. Nė vitin 1944 merr ēmimin letrar "Goncourt". Elsa na shfaqet si njė grua e vetme nė trazirat e shekullit apo fatit tė saj.
"Vetmia nuk ėshtė tema e madhe e librave tė mi, vetmia vjen nga jeta ime", i shkruante shkrimtarit Louis Aragin, i cili ia kushtoi asaj gjithė frymėzimin dhe e vuri Elsėn nė zemėr tė veprės sė tij, duke ngritur Gruan-Elsa nė kult.
"Shkrimi ėshtė gjėja mė fisnike qė ka njeriu: ėshtė romani mes njeriut dhe jetės".Kjo maksimė e nxjerrė nga shkrimet e Elsės, lejon tė pėrkufizosh dhe projektin e saj letrar.

Franēoise Sagan
Sagan ėshtė njė shkrimtare moderne, qė ka lėnė gjurmė nė letėrsi me 50 libra, por ajo ėshtė mė e rėndėsishme se librat e saj, mė e shquar se personazhet e saj. Personazhet e saj janė tė zakonshėm, ajo jo. Ajo ėshtė heroina e tyre.
Ka qenė e adhuruara e miliona njerėzve, tė cilėve u dukej e parezistueshme, inteligjente, simpatike, djallėzore. Ėshtė njė nga shkrimtaret mė tė lexuara tė gjysmė shekullit tė kaluar. Ajo ishte hyrja dhe sensualiteti nė filozofinė e ekzistencės, duke qenė e frymėzuar nga paradokset e jetės sė saj. Historitė e saj vetiake e pėrforcuan edhe mė shumė legjendėn e saj: dėshirė pėr alkoolin dhe duhanin, kazinotė, drogat e lehta, aksidentet me makinė, dhe e dėnuar me njė vit burg pėr fshehje lekėsh nga administrata shtetėrore. Bjondja vėrtet i detyrohej lekė shtetit, dėgjohej rėndom tė thuhej asaj kohe, por shteti i detyrohet edhe mė shumė veprės dhe lavdisė sė saj.

Ja ē' thanė pėr tė shumė vite pas vdekjes:
”Sagan ka kontribuar nė e ecurinė e gruas, vendit dhe shoqėrisė sonė...” Jacques Chirak President i Francės.

“Sagan-i nuk e ka kėrkuar skandalin. Ajo i bindej vetėm ligjit tė saj tė brendshėm, qė ishte ai i lirisė absolute...” Jerome Garcin Kritik letrar

Sylvia Plath
Poetja amerikane Sylvia Plath u bė tribunė e akuzave tė shoqėrisė sė kohės pėr veprat e saj e sidomos romanin “The Bell Jair”, pasi gratė nuk duhet tė shprehnin zemėrimin ose tė ndiqnin ambicjet e tyre personale pėr karrierė, por realizimin duhet ta shihnin tek familja. Gra tė suksesshme si Plath jetonin mes kontradiktash tė fuqishme. Ajo ėshtė njė nga zėrat mė tė fortė dhe brilante nė letėrsinė e shkruar nė gjuhė angleze. Kritika nuk ka venė kurrė nė pikėpyetje suksesin e veprave tė saj letrare, por nė pikėpyetje vazhdojnė tė vihen rrethanat tragjike tė vetėvrasjes sė saj.

Kur Silvia ishte nė kėrkim tė princit tė saj tė kaltėr, ja si shkruan:
“Kėrkoj njė lloj dashurie vezulluese, me tė cilėn tė jetoj. Zoti im, do tė mė pėlqente tė kisha njė shtėpi dhe tė gufoja forcėn dhe zemrėn e njė burri...” Mė pas e takoi burrin qė i ndryshoi dhe ndoshta shkatėrroi jetėn, poetin Ted Hughes. Takimi i tyre legjendar ishte njė pėrplasje letrare dhe seksuale qė shkaktoi shkėndija dhe rezonime afatgjata, qė ndjehen pėrmes veprės sė tyre edhe sot...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.myspace.com/lolacerku
 
Gratė e letrave nėn pseudonime burrash
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Rockandroll :: Art, Kulture & Sport :: Letersi-
Kėrce tek: