Rockandroll
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Rockandroll

rockandroll forumotion
 
ForumForum  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 poezia hermetike

Shko poshtė 
AutoriMesazh
masakruesjashkodrane
Jr Roller
masakruesjashkodrane


Numri i postimeve : 77
Age : 37
Location : rreth e rrotull rremujes:P ke tirana rock caffe
Registration date : 28/03/2008

poezia hermetike Empty
MesazhTitulli: poezia hermetike   poezia hermetike I_icon_minitimeSat 29 Mar 2008, 12:31

mendoj qe nje nga perfaqesuesit me te denje te kesaj rryme ne shqiperi eshte martin camaj

JETA DHE VEPRA E Martin Camajt



Martin Camaj

lindi ne vitin 1925.Mbas pergatitjes ne kolegjin saverian te Shkodres dhe nje kohe te shkurter mesuesie ne fshatin Prekal u arratis nga vendi me 1948 per ti shpetuar terrorit komunist.Kreu studimet filologjike ne Beograd ,gjate kesaj kohe botoi ne prishtine dy vellimet e para poetike.Ne vitin 1956 shkoi ne Rome ,ku vazhdoi studimet e larta dhe shkroi nje doktorate mbi gjuhen e Buzukut.Bashkepunetor i ngushte i Koliqit,Valentinit,K.Gurakuqit,etj. Behet kryeredaktor i ?shejzave? qe per 13 vjet do te ishte revista kulturore me e rendesishme e diaspores shqipetare.Ne fillim te viteve ?60 zhvendoset ne Universitetin e Mynihut ku si lektor me pas si profesor krijon katedren e albanologjise ,deri me sot e vetmja e ketij lloji ne vendet e gjuhes gjermane.Krahas veprimtarise ?zyrtare? filologjike krijon me intensitet vepra te shumta ne poezi e proze,edhe pse ne mungese te publikut te mirfillte.Kjo veper,vecanerisht poezia qe i kalon per nga rendesia kufijte e letersise sone,eshte nje ure lidhese midis veriut letrar shqiptar dhe poezise moderne evropjane.Mjeshter gjuhe i nje kalibri prej Bogdani a Fishte,shkeputet dalengadale prej vargjeve tradicionale te poezise sone per t?u nenshtruar imazheve te veta .Bota e Camajt eshte sa shqiptare per nga natyra ,shenjat ,mitet qe percon ,po aq kozmopolite per nga trajta e saj. Vendqendrimi i tij i fundit do ishte Lenggries,vetem ai qe e ka pare Bavarine e eperme dhe fshatrat malore te saj ne nje dite te ngrysur dimri,e kupton pse Martin Camaj zgjodhi pikerisht kete vend per te ngrysur ditet e fundit te jetes se tij te gjate prej mergimtari.Zona malore e Bavarise te sjell ndermend Alpet e Shqiperise ,dhe meqenese Camaj e kishte te ndaluar kthimin ne vendin e tij keshtu qe ishte munduar te gjente dicka te ngjashme me malet e tij.Pas endjeve te shumta Camaj kuptoi se ai ishte i lire te shetiste cdo vend me perjashtim te vendit te vet.Dhe ndoshta zgjedhja e fshatit malor bavarez eshte konsideruar prej tij si kthim ne vendlindje.Pamundesia e autorit per tu kthyer ne vendlindje ka rezukltuar tragjike per jeten personale te poetit por fatlume per letersine shqipe.Sepse ate qe s?ka mundur ta beje fizikisht e ka arritur nepermjet artit te tij.Vepra e tij eshte deshmia me e mire e perpjekjes per te mos e humbur atdheun,vendlindjen.Camaj u be vazhduesi me i denje i vepres se autoreve te letersise shqipe ne gegerisht nga Budi tek Mjeda e Koliqi,ndoshta i vetmi autor modern shqiptar i denje per te vazhduar trashegimine e ndritur te tyre.E zhvilluar ne menyre te natyrshme dhe jashte presionit te letersise dogmatike te realizmit socialist,vepra e Camajt eshte niveli me i larte i zhvillimit te letersise moderne shqipe ose me sakte eshte ana tjeter e painfektuar.Nese vepra e Camajt paraqet nje univers te tere qe ngelet per t?u eksploruar nga nga lexuesi shqiptar,jeta e tij perben nje model qe i duhet sugjeruar shoqerise shqiptare.Camaj eshte intelektuali dhe krijuesi shqiptar qe e realizon vepren e tij pavaresisht rrethanave ose qe me sakte nuk i perdor kurre ato si justifikim per mosrealizimin e saj.Ai vazhdon te botoje ndonese e di mire se ato vepra per nje kohe te gjate do ishin larg lexuesit shqiptar.Komuniteti i vogel i emigranteve shqiptare qe e ka njohur Camajn e pershkruan ate si nje intelektual tejet te kulturuar ,te qyteteruar,e njerezor por te patjetersuar nga te jetuarit gjate ne perendim.Ai ishte krenar per vendlindjen e tij.Koleget shkrimtare shqiptare dhe institucionet e kultures shqiptare e denigruan dhe e fyen shpesh here,por ai nuk u soll kurre ne te njejten menyre me ta.Camaj vdiq ne mars te vitit 1992,ne Lenggries te Bavarise dhe ne nje konference qe dha pak dite para vdekjes la keto fjale per bashkatdhetaret e tij :
?Te dashun miq e vllazen shqipetare,intelektuale...gezohem pa mase se keni vendose te vleresoni vepren time:Ky vleresim na afron.Bate burrnine te me shtini ne rreshtin tuej.Ndonese te ndame prej nje gjysme shekulli,une jam i jueji e ju jeni te mijt.?
Ne vitin 1993 ne Lenggries u themelua shoqata ?Martin Camaj?,nepermjet se ciles do te vazhdohet puna ne fushen e albanologjise ,bere nga ai,sidomos ne afirmimin dhe njohjen e letersise shqiptare ne qarqe boterore>Shoqaten e udheheq,gruaja e tij , Dr.Erika Camaj,e cila ne forma te ndryshme po ben afirmimin e kultures tone.


VEPRA NE GJUHEN SHQIPE:
? Nji fyell

nder male (Prishtine 1953)
? Kanga e verrinit (Prishtine 1954)
? Djella (Rome 1958)
?

Legjenda (Rome 1964)
? Lirika mes dy moteve (Munchen 1967)
? Rrathe

(Munchen 1978)
? Njeriu me vete e me tjere (Munchen 1978)
? Dranja (Munchen 1981)
?

Shkundullima (Munchen 1981)
? Poezi 1953-1967 (Munchen 1981)
? Karpa

(Munchen 1987)
? Pishtaret e nates (Prishtine 1991)
? Nen hijen e gjarpnit (Prishtine 1991)
?

Palimpsest (Munchen 1991)
? Kandili i argjendit (1993)
? Djella(version i perpunuar)

(Prishtine 1994)



VEPRA TE PERKTHYERA
? Poesie
? Selected poetry
? Gedichte


? Palimpsest
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.myspace.com/lolacerku
masakruesjashkodrane
Jr Roller
masakruesjashkodrane


Numri i postimeve : 77
Age : 37
Location : rreth e rrotull rremujes:P ke tirana rock caffe
Registration date : 28/03/2008

poezia hermetike Empty
MesazhTitulli: Re: poezia hermetike   poezia hermetike I_icon_minitimeSat 29 Mar 2008, 12:33

Mbramja nė nord
Eci e eci gjeti blerimin.
Tingujt e kumbonareve lanė pishat
e bredhat e shkuen me bujtė nė qiell.
Qetsija e syve t“kaltėr rrokulliset
nėpėr pullaze t“thepisun e bahet
pasqyrė e dritave tė kandilave
tė shekullit t`kaluem.

Eci e eci muzgu me plaēka nė krah
e para se me hy mbrenda,
e uli barrėn skaj deres tue lanė shej
pėr ta gjetė nė terr me njė t“prekun,
para agimit.


|**************************

Gjakmarrja
Vetmia ka thithė erėn e bjeshkės
dhe fije bari as fletė nuk lņt.

Tė mnershėm janė korbat e zčz
nė pushim mbi qarrat e vjetėr
maje mali nė vapė.

Mendja e njeriut nėn hije shestņn
udhė gjaku
e sosjen e pagjės nė mak e vrrī.
************************


Fill i gjetun
Natėn qė shkoi u fikėn dritat e mbeti
qyteti nė terr deri n'agim.

Amvisat kėrkuen llampat vojguri
e s'i gjetėn nė terr.

Nė nadje ra dielli e zbeu
faqet e rrokaqiellėve.

Nė nadje vrejta rrethin e andrrave
nė truell
e gjeta fillin e tretun
nė pikėn e ndaljes sė dritės
*************************
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.myspace.com/lolacerku
 
poezia hermetike
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Rockandroll :: Art, Kulture & Sport :: Letersi-
Kėrce tek: