Rockandroll
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Rockandroll

rockandroll forumotion
 
ForumForum  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Jeteshkrime

Shko poshtė 
3 posters
AutoriMesazh
Molosi
Rock'and'Roll
Molosi


Numri i postimeve : 111
Age : 42
Location : Gjilan
Registration date : 24/03/2008

Jeteshkrime Empty
MesazhTitulli: Jeteshkrime   Jeteshkrime I_icon_minitimeWed 02 Apr 2008, 05:43

Edhe ne ket teme ju kisha lute qe te postoni jeteshkrima nga shkrimtaret e poetet e medhenj....ktu do te fillojme me te madhin Honore de Balzak


BALZAK Honore (1719-1850), romancier i shquar, pėrfaqėsues i madh i realizmit nė Evropėn perėndimore

* Kur ishte fėmijė prindėrit deshėn qė Balzaku tė bėhej noter. Por ai kėmbėngulte tė bėhej letrar.
- Letrar, - i tha i ati, - do tė vdesėsh pėr bukė! Nė letėrsi ose duhet tė jesh mbret ose hiē fare.
- E po mirė, - u pėrgjigj Balzaku, - unė do tė bėhem mbret.


* Kur Balzaku ishte i ri ēoi te botuesi njė dorėshkrim. Ishte njė roman i titulluar: "Zana e fundit". Botuesi e lexoi veprėn dhe mbeti shumė i kėnaqur. Vendosi t'i ofrojė 3000 franga pėr tė drejtėri e autorit. Pastaj kėrkoi andresėn e Balzakut dhe kur mori vesh qė ai jetonte nė njė lagje tė varfėr tė periferisė, mendoi se 2000 franga do tė ishin mė se tė mjaftueshme. Kur arriti pėrpara shtėpisė sė tij pa se shkrimtari jetonte nė papafingo.
- Atėherė, - tha botuesi, - njėmijė franga do tė jenė tė pranueshme me kėnaqėsi prej tij.
Dhe kur hyri nė shtėpizėn e varfėr ku banonte Balzaku i tha:
-Zoti Balzak, ja ku i kini 300 franga pėr romanin tuaj. Dhe Balzaku i pranoi ato.

* Njė mėngjes tek po shkonte pėr nė punė, pėr t'i rėnė sa mė shkurt, iu desh tė kalonte nėpėr disa ara tė mbjella. Ende pa u futur mirė nė arė e kapėn rojet. Ata e dėrguan tė kryetari i bashkisė, sepse nuk pranonte tė paguante gjobėn.
- Si ju quajnė?
- Honore Balzak.
-Profesioni juaj?
- Shkruaj romane.- Si, - thirri i habitur kryetari i bashkisė, - ju jeni ai qė shkruani ato romane tė bukura qė kanė aq sukses?
Balzaku iu bė qejfi shumė pėr kėtė nderim tė madh qė i bėhej veprave tė tij.
- Romani juaj i fundit, - vazhdoi kryetari i bashkisė - "Shitėsja e qumėshtit" ėshtė mirėpritur shumė nga tė gjithė, - unė e kam nė shtėpinė time... dhe prandaj po e anuloj dėnimin.
Balzaku pėr tė hedhur lumin, nuk e mohoi autorėsinė e romanit, qė nė tė vėrtetė ishte i njė autori tjetėr.

* Ai jetonte nė mėnyrė tė tillė me veprėn e tij, saqė personazhet e romaneve, aventurat, pasionet dhe veshjet e, tyre i bėheshin pjesė e pėrbashkėt e jetės.
Njė ditė njė mik e takoi dhe shfryu me dhimbje pėr sėmundjen e motrės sė tij tė dashur.Balzaku e dėgjoi, i tha dy fjalė ngushėllimi mikut dhe vazhdoi:
- Tashti le tė flasim pėr gjėra jetėsore. A e di si pėrfundoi puna e Nusingen- it dhe ēfarė ka vendosur Rastinjaku.

* Balzaku punonte pa ndėrprerje dhe pa pushuar. Nė raste tė rralla, kur merrej me ndonjė dėfrim, pendohej shpejt, zemėrohej me vetveten, i binte ballit me pėllėmbė dhe thėrriste:
- Bobo, nė kėto orė qė humba do tė kisha shkruar tridhjetė faqe.
* Njė nxėnės i nevrologut tė famshėm Eskuirol mburrej se dinte tė dallonte qė nė pamjen e parė njė budalla nga njė i menēur. Profesori qė e kishte dėgjuar kėtė mburrje, e ftoi pėr drekė studentin, i cili kur erdhi gjeti aty edhe dy tė ftuar tė tjetė. Njėri ishte serioz, korrekt dhe gjatė gjithė drekės nuk tha as edhe njė fjalė. Tjetri ishte i harlisur, fliste shumė dhe nė bisedat qė bėnte tregonte se ishte i kėnaqur. Kur dy tė ftuarit u larguan, Eskuiroli i tha nxėnėsit tė tij;
- Njeri prej kėtyre ėshtė budalla, tė shohim nė se do ta gjesh. Nxėnėsi tha se budalla ishte ai qė fliste shumė, ndėrsa i menēuri ishte ai tjetri qė rrinte i heshtur.
- E po mirė, - i tha profesori, - po ju them se keni gabuar. Ai njeriu i heshtur ishte budalla, qė e mbante veten zot tė pėrjetshėm dhe nuk fliste, sepse mendonte qė nuk i shkonte njė zotėrie tė madh tė fliste me njerėz tė thjeshtė, kurse ai tjetri, qė fliste shumė dhe me gjallėri, ishte njė shkrimtar i ri, qė ka nisur tė bėhet i njohur, ėshtė ēmuar nė Paris dhe quhet Honore Balzak.
Balzaku kishte marrė njė sekretar tė cilin e zgjonte nė orėn njė pas mezit tė natės dhe i thoshte:
- Ju keni ende zakonin e keq tė flini natėn, kurse nata ėshtė bėrė pėr punė. Ja ku po ju jap njė kafe, qė tė mos ju zėrė gjumi. Uluni nė tryezė dhe shkruani.
Dhe i diktonte deri nė shtatė tė mėngjezit, kur sekretarit tė lodhur pėr vdekje i kėputej koka duke shkruar. Atėherė Balzaku i thoshte:
- E sheh se shpirti ėshtė i gatshėm, por trupi ėshtė i dobėt. Shko pra qė tė flesh. Do tė tė zgjoj rreth orės dymbėdhjetė qė tė fillojmė sėrishmi punėn.

* Njė grafist qė do tė ilustronte njė roman tė Balzakut, duke gjetur njė frazė tė paqartė, i tha autorit qė t'ia shpjegonte.
- I dashuri im, - i tha Balzaku, - as edhe unė nuk e kuptoj fare. Po e kam futur qėllimisht, sepse medet sikur lexuesi t'i kuptojė tė gjitha ato qė shkruajmė ne. Ai do tė kujtonte se mjeshtėria jonė ėshtė e thjeshtė dhe e mundshme pėr t'u bėrė nga tė gjithė. Kėshtu do tė humbasim prestigjin tonė mbi tė.

* Balzaku punonte intensivisht. Gjatė kėsaj kohe (punonte dhjetė orė nė ditė) takoi Rosinin, i cili duke e njohur mirė jetėn qė bėnte romancieri i shquar francez, i tha:
- Si mund t'i qėndroni kėsaj jete, duke punuar kėsisoj pėr vite tė tėra. Edhe unė kam punuar nė njė periudhė tė jetės sime, por pas pesėdhjetė ditė pune ngulmuese bėhesha gati si i vdekur.
- Oh, - u pėrpigj Bahaku, - unė nuk shoh mundėsi tjetėr pėr tė pushuar veēse nė varr. Sidoqoftė puna ėshtė mund i kėndshėm.

* Balzaku kur shkruante ndonjė roman ishte aq i rrėmbyer nga tema sa qė atij i dukej se po jetonte njė ngjarje tė vėrtetė. Njė miku i tij qė i shkoi njė ditė pėr ta takuar, sapo hyri brenda e pa Balzakun qė po ecte nėpėr dhomė duke bėrtitur:
- Oh, fatkeqėsi, ajo ka vrarė veten!
U desh njė bisedė sqaruese qė miku tė kuptonte se ishte fjala pėr romanin "Evgjeni Grandenė" tė cilin ishte duke e shkruar.



* Njė revistė donte tė botonte njė novelė tė tij. Balzaku vuri si kusht qė revista tė vinte pėrpara novelės njė artikull biografik tė shkruar prej mikut tė tij Teofil Gotje. Kushti u pranua qė artikulli tė paguhej pesėqind franga. Balzaku shkoi t'i jepte lajmin e gėzuar Gotjesė, i cili e priti me gėzim tė madh kėtė porosi tė paguar me bollėk. Shkroi njė artikull tė bukur qė u botua sė bashku me novelėn e Balzakut. Dhe ja, pas pak ditėsh mbėrriti tek ai Balzaku, i cili i dha dyqind e pesėdhjetė franga.
- Po a nuk mė thatė se artikulli do tė paguhej pesėqind franga? - Pyeti Gotjea.
- Vėrtetė - u pėrgjigj Balzaku, - por pastaj mendova se po tė mos ekzistoja unė, ti nuk do tė kishe shkruar ato lavde qė ke shkruar...dhe prandaj m'u duk e drejtė ta ndajmė pėrgjysmė shpėrblimin.
Gotje qeshi shumė nga ky argument qė e mori edhe ai si tė pranueshėm.

* Njė mikut tė vet, qė u habit me veprimtarinė e tij letrare tė mrekullueshme, Balzaku i tha:
- I dashur mik, unė kėrkoj tė zė nė letėrsi vendin mė tė madh, nė mėnyrė qė tė mbetet sa mė pak vend pėr budallenjtė.

* Balzaku po ankohej njė mbrėmje pėr mjeshtėrinė e shkrimtarit, qė, sipas tij, nuk shpėrblehej mirė dhe nuk jepte kėnaqėsinė e nevojshme.
- Po lavdinė, - tha njė ndėr bashkėbiseduesit, - lavdinė nuk e pėrmendėt fare.
- Lavdia? - u pėrgjigj Balzaku, - ta dini si katandiset lavdia e njė letrari.
Njė herė kur ndodhesha nė Rusi isha i ftuar nė njė sallon. Nė ēastin e hyrjes njė zonjė po shėrbente ēajin dhe kishte nė dorė njė tabaka me filxhanė. Porsa shėrbėtori pėrmendi emrin tim, zonja thirri: "Zoti Balzak" dhe lėshoi pėr tokė gjithė filxhanėt nga emocioni.

*Tregojnė se kur Balzaku ishte i ri kishte shkruar kėto falė ambicioze nėn portretin e Napoleonit:
- Atė qė ai nuk mundi ta ēonte deri nė fund me shpatė, do ta ēoj unė me penė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Mo Cushla
Rock'and'Roll
Mo Cushla


Numri i postimeve : 209
Age : 42
Location : Kudo
Registration date : 10/03/2008

Jeteshkrime Empty
MesazhTitulli: Re: Jeteshkrime   Jeteshkrime I_icon_minitimeWed 02 Apr 2008, 20:41

Kjo shume interesante, nese i ki edhe te Viktor Hygos jane shume te mira, i kom lexu diku dhe me kane pelqy pa mase.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.yahoo.com
Molosi
Rock'and'Roll
Molosi


Numri i postimeve : 111
Age : 42
Location : Gjilan
Registration date : 24/03/2008

Jeteshkrime Empty
MesazhTitulli: Re: Jeteshkrime   Jeteshkrime I_icon_minitimeWed 02 Apr 2008, 20:44

Se shpejti do ti postoj edhe te Viktor Hygos edhe te shume te tjereve
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Molosi
Rock'and'Roll
Molosi


Numri i postimeve : 111
Age : 42
Location : Gjilan
Registration date : 24/03/2008

Jeteshkrime Empty
MesazhTitulli: Re: Jeteshkrime   Jeteshkrime I_icon_minitimeThu 03 Apr 2008, 20:48

Pak e gjate, por ia vlene me lexu


HYGO Viktor (1802-1885) njė ndėr shkrimtarėt mė tė shquar, tė letėrsisė franceze themeluesi dhe pėrfaqėsuesi mė i madh i romantizmit pėrparimtar

* Hygoi i vogėl kishte pasion tė madh pėr punime marangozi. Ai dhe vėllai i tij kishin pėr tė luajtur njė dhomė tė madhe nė katin pėrdhes tė shtėpisė ku banonin. Atje tė dy vėllezėrit imitonin fushatat dhe betejat e mėdha qė bėheshin nė atė kohė nė Franeė nėn udhėheqjen e Napoleonit. Viktori mendoi tė ndėrtonte njė kala. Pasi gjeti disa arka tė vjetra, i shqepi dhe me to ndėrtoi njė kala tė mrekullueshme me kulla vrojtimi, fortifikime dhe ura.Edhe mė vonė kur ishte plak, gjatė mėrgimit tė tij nė Xhersi kėnaqej shumė kur gjente ndonjė mobilje tė vjetėr. Atė e prishte dhe ndėrtonte diēka tjetėr tė re me pjesėt e saj.

* Viktor Hygoi nisi shumė shpejt tė shkruajė vjersha, qysh kur ishte nė kolegj. Kujdestari i konviktit e kishte ndaluar tė shkruante. Njė ditė e thirri nė zyrėn e tij dhe e qortoi sepse kishte gjetur nė raftin e tij disa faqe tė mbushura me vjersha.
- E di qė tė kam ndaluar, - tha rreptė.
- Edhe unė tė kam dhėnė leje, - i tha djaloshi, - qė tė rrėmosh nė raftin tim, prandaj jemi barabar.

* Njė fėmijė u paraqit te botuesi me njė vėllim me vjersha. Botuesi i pa vjershat dhe nuk kishte asnjė dėshirė qė t'i botonte.
- E keni gabim, - u pėrgjigj me krenari djaloshi, - unė do tė kisha bėrė me ju njė kotratė ku do tė siguroja pronėsinė letrare pėr tė gjitha veprat e mia tė ardhshme. Kėshtu juve ju iku fati nga dora.
Botuesi qeshi me ironi, ndėrsa djaloshi me dorėshkrimin nė xhep doli i vrenjtur.
Ky fėmijė ishte Viktor Hygoi.
* Viktor Hygoi pati pjekuri tė habitshme. Shatobriani e quajti "njė djalosh madhėshtor".
Kur u bė burrė, djaloshi madhėshtor i gjeti veprat, pėr tė cilat i kishin bėrė aq laude, i mblodhi me kujdes tė gjitha fletėt e shpėrndara, i lidhi nė njė fletore dhe shkroi pėrsipėr: "Budallallėqe qė shkrova para se tė lindja".

* Familjet Hygo dhe Fushe kishin miqėsi prej shumė kohėsh. Kur Fushe mori vesh se Viktori i ri ishte dashuruar me tė bijėn Adelėn nuk e pranoi mė Viktorin nė shtėpi. Tė dy tė dashuruarit pėr shumė kohė nuk u panė. Ndėrkohė Viktoriti vdiq e ėma. Dėshpėrimi i Viktorit tė ri ishte i madh. Ai kishte nevojė pėr ngushėllim. Atėherė thoshte me vete:
- Ah, sikur tė takohesha me Adelėn dhe tė qaja bashkė me tė. I dėshpėruar shkoi nė Paris pėrpara oborrit tė shtėpisė sė Fushesė. Ngurroi njė ēast, pastaj mori zemėr dhe arriti deri te porta e shtėpisė sė Adelės. Ishte 29 qershori, festa e familjes sė Fusheve. Pėr kėtė ditė ishte organizuar njė mbrėmje familjare. Viktori i vetėm nė errėsirė ndenji gjatė duke vėshtruar pėrmes xhamave tė dritares gėzimin e tė tjerėve. Zemra iu copėtua kur pa Adelėn me tė bardha e me lule nė flokė duke vallėzuar. Njė ditė mė pas Adela ishte nė kopsht. Vuri re qė po vinte drejt saj Viktor Hygoi i zbehur dhe i ndėrruar nė fytyrė.
- Ēfarė ka ndodhur pra? - thirri Adela. - Nėna ime vdiq dhe e varrosa dje!
- Dje? Dhe dje unė vallėzova!
* Viktor Hygoi shkruante me lehtėsi tė jashtėzakonshme vjersha. Shpesh dha prova tė shkėlqyera pėr prirjet e tij.
Thuhej madje se ai lodhej po tė fliste nė prozė.

* Kur do tė shfagej "Hermani" klasicistėt ishin krejt tė shgetėsuar. Quhej skandal i madh se si mund tė flisje pėr vargje tragjike, pėr fshesa, dollapė dhe pėr gjėra tė tjera si kėto pa pikė poezie. Zemėrimin e tyre e mori vesh edhe mbreti Karli X sepse po ndėrhynin pėr ta ndaluar shfagjen. Mbreti me buzėgeshje u tha:
- Pėr tragjedinė unė nuk kam tjetėr veēse vendin tim si shikues nė plate!

* Viktor Hygonė e pyetėn:
- Si ėshtė e mundur, qė ju, njė republikan i flaktė, keni pranuar kryqin e mbretit?
- Sepse ai mė shėrben shumė pėr tė mė dhėnė vende tė mira kur udhėtoj me tren, - tha poeti.

* Kur e ēuan nė mėrgim, i biri e pyeti: - Ēfarė mendon pėr kėtė mėrgim?
- Qė do tė jetė i gjatė, - tha poeti. - E ē'mendon tė bėsh?
- Do tė sodit oqeanin.
- Ndėrsa unė do tė pėrkthej Shekspirin.
I biri e mbajti fjalėn. Viktor Hygoi pėr fat tė mirė nuk e mbajti tė tijėn: Gjatė kohės sė mėrgimit shkroi disa nga veprat e tij mė tė mira.

* - Hygo nuk deshi tė pėrfitonte nga amnistitė e Napoleonit pėr tė mėrguarit. Ai thosh:
- Do tė kthehem nė Francė kur atje tė kthehet drejtėsia. Mėrgimi i tij zgjati njėzet vjet.

* Kur e pėrfundoi romanin e tij "Tė mjerėt" priti pėr vizitė njė mikun e tij. Me tė foli gjatė pėr kėtė roman tė famshėm.
- Dantja, - i tha ndėr tė tjera Hygoi, - ka bėrė njė ferr nėpėrmjet poezisė, kurse unė jam pėrpjekur ta bėj nėpėrmjet realitetit.

* Tė rinjtė intelektualė tė Parisit ishin pėrkrahės tė Hygoit kur ishte nė mėrgim. Nė atė kohė u formua njė grup qė kryesohej prej Anatol Francit. Ky i dėrgoi Hygoit njė letėr tė bukur dhe priste pėrgjigje prej tij qė t'a botonte si hyrje nė njė libėr pėr lėvizjen pėrparimtare. Nga mėrgimi erdhi kjo pėrgjigje:
"Djema, unė jam e kaluara dhe ju jeni e ardhmja; unė jam gjethja dhe ju jeni pylli; unė jam njė kandil dhe ju jeni rrezet e diellit, unė jam njė ka dhe ju jeni "mbreti i mrekullive; unė jam njė rrėke dhe ju jeni njė oqean etj, etj.
Kėshtu Hygoi mbushi katėr fage. Tė rinjtė e Parisit menduan se kjo letėr do tė ishte ndonjė mashtrim i tjetėrkujt dhe nuk e botuan. Mė vonė u mėsua se ajo letėr ishte shkruar nga dora e Hygoit.

* Hygoi mori njė ditė njė letėr me kėtė adresė: "Poetit mė tė madh tė Francės. Ai pa e hapur ia dėrgoi Lamartinit, i cili ia ktheu pėrsėri Hygoit. Shumė ecejake bėri kjo letėr. Mė nė fund njeri prej tyre e hapi. Pėr ēudi ajo letėr i drejtohej Demysesė.


* Viktor Hygoi e priti me padurim vlerėsimin e opinionit publik pėr veprėn "Tė mjerėt". Ai i dėrgoi botuesit njė letėr ku i kishte vėnė kėtė shėnim: "?". Dhe botuesi pėr t'i thėnė se libri kishte pasur sukses, iu pėrgjigj me tė njėjtėn mėnyrė: "!".

* Viktor Hygoi dashuroi njė aktore, e cila pėrkundrazi donte tė birin e tij. Sharlin. Sharli kthehej vonė natėn nė shtėpi. I ati si dėnim kishte urdhėruar ta linin pa kotoletė nė darkė. Njė ditė Viktor Hygoi i shkroi aktores njė biletė ku thuhej;"Do tė jap gjithēka qė tė mė kėrkosh. Ē'farė duhej tė bėj unė pėr ty moj grua mizore?"Aktorja ia ktheu biletėn me kėtė shėnim: "Jepjani kotoletėn!".

* Hygoi ishte kundėrshtar i dėnimit me vdekje. Njė mik i tha:
- PO sikur njė katil tė vriste dy nipat e tu, qė ju i adhuroni dhe sikur tė bėnit pjesė nė juritė e gjyqit, a do ta dėnonit me vdekje vrasėsin/! Si do tė bėnit ndryshe?
- Do tė vdisja, - i tha me krenari Hygoi.
* Viktor Hygoi i ri qe ftuar pėr drekė nė shtėpinė e Sharl Nodierit. Viktori hėngri me aq oreks nė kėtė drekė, sa qė e zonja e shtėpisė e pagėzoi. Hygoi i tha si pa tė keq:
- Oh zonjė, kėtė herė isha pak i drojtur, por do tė shohėsh se do tė ha akoma mė shumė kur do tė njihemi mė mirė.

* - Pas botimit tė veprės "Tė mjerėt", Kesleri, admirues i shkrimtarit diskutoi me Hygoin pėr romanin e ri.
Autori qeshi me fantazimet e Keslerit dhe pohoi se asgjė nga ato qė thoshte ai nuk i kishte shkuar kurrė nė mendje.
Mė nė fund Kesleri thirri i zemėruar:
- Hygo, ju nuk kuptoni asgjė nga ai libėr!

* Viktor Hygoi nuk kishte asnjė pasion pėr muzikėn. Kur njė pianist i ri luajti shumė mirė disa pjesė prej autorėve tė mėdhenj, e zonja e shtėpisė iu lut poetit qė tė thoshte ndonjė fjalė tė mirė pėr tė. Viktnr Hygoi, i bindur se po bėnte maksimumin e mundshėm pėr ta lavdėruar i tha:
- Tė lumte, tė lumtė djalosh, por nuk ka nevojė tė filloni pėrsėri.

* Kur i thanė Hygoit se ishte sėmurė nga zemra, ai u pėrgjigj: - Atė do ta shohim!
Atėherė nisi tė bėnte vrapime me kalė gjatė bregut tė detit.
- Po tė kem fillimin e sėmundjes sė zemrės, - thoshte ai, - do ta lė tė shkojė deri nė fund nė rrugėn qė ka nisur. Mirėpo nuk ndodhi asgjė, sepse Hygoi nė tė vėrtetė ishte shumė mirė.

* Viktor Hygoi kėmbėngulte shumė nė misionin e tij prej novatori. Njė herė, duke folur me dikė pėr Rasinin, tha kėto fjalė:
- Njeri i madh ky Rasini, nė qoftė se nuk do tė kishte shkruar tragjedi.

* Kanė thėnė se Viktnr Hygoi ishte dorėshtrėnguar. Janė dhėnė edhe prova tė kundėrta pėr tė. Njė poet tė varfėr, Hygoi e ftonte darkave pėr tė luajtur me letra nė shtėpinė e tij. Dhė lojėn e bėnte nė mėnyrė tė tillė qė tė fitonte gjithnjė miku i tij. Ai asnjėherė nuk mundi tė kuptojė se si fitonte gjithnjė me Hygoin.

* Njė punėtor me emrin Mazhenie vajti te Hygoi sė bashku me njė shokun e tij. Viktor Hygoi nuk donte t'i priste, por Mazhenie i shkroi nė kartėvizitėn e tij nė vend tė emrit fjalėt: "Proletarėt e Francės". Atėherė Hygoi i priti menjėherė dhe bisedoi miqėsisht me tė dy punėtorėt. Kur nė dhomė u futėn dy fėmijė, nipi dhe mbesa e Hygoit, ai, duke i treguar Mazhenienė, i tha vajzės:
- E sheh kėtė njeri? Ky ėshtė Franca, hidhu dhe pėrqafoje.Fėmija vrapoi nė drejtim tė punėtorit dhe u ul pėr ta puthur, por mė parė kėrkoi ta shikonte mirė.
- Ah, - ia bėri ajo - pra qenke ti Franca? Franca nuk qenka shumė e bukur, pėrse gjyshi do qė unė tė tė puth?
Vajza e puthi Mazhenienė i cili nga ajo ditė u bė hygojan i vendosur.

* Viktor Hygoi kishte njė berber shumė supersticioz dhe llafazan.Njė ditė u shfaq njė kometė dhe u hap fjala se ajo shėnonte fundin e botės.
Berberi i tha Viktor Hygoit kur po e rruante:
- Ah sa e tmerrshme ėshtė. Thonė se ditėn e dytė tė janarit do tė ngordhin tė gjitha kafshėt dhe ditėn e katėrt gjithė njerėzit.
- Fatkeqėsi e madhe me tė vėrtetė, - u pėrgjigj Viktor Hygoi. Po kush do tė mė rruajė mua ditėn e tretė?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Molosi
Rock'and'Roll
Molosi


Numri i postimeve : 111
Age : 42
Location : Gjilan
Registration date : 24/03/2008

Jeteshkrime Empty
MesazhTitulli: Re: Jeteshkrime   Jeteshkrime I_icon_minitimeTue 08 Apr 2008, 07:26

DEMOSTENI
DEMOSTENI (384-322 p.e.r.)orator i shquar dhe veprimtar politik i lashtėsisė greke

* Eskini(orator imadh politik) rival i fortė dhe kundėrshtar i Demostenit, nuk pranoi qė athinasit ta dekoronin me medalje tė artė. Mė vonė fitoi gojtaria e Demostenit dhe Eskni u dėnua me mėrgim nė ishullin Rodi. Eskni ra nė gjėndje tė keqe dhe nuk kishte para nė xhep. Demosteni, i ofroi njė shumė tė hollash me mjaft pėrzemėrsi dhe me mirėsjellje. Eskni nuk mundi dot tė mos pranonte prandaj i mori paratė dhe tha:
- Mendo se sa i trishtuar jam qė kam lėnė njė atdhe me njė armik kaq zemėrmadh sa tė imponon respekt. Nuk shpresoj tė gjej gjetkė njė mik qė mund t'i ngjajė.

* Njė ditė nė mėrgim kur Eskini deklamoi para popullit fjalimin qė kishte mbajtur kundėr Demostenit dhe pėr tė cilin u dėnua, dėgjuesit e duartrokitėn nxehtėsisht. Ata deshėn tė dėgjonin edhe pėrgjigjen e Demostenit. Kur e dėgjuan atė, duartrokitjet ishin prapė tė shumta dhe tė pandėrprera sa qė oratorit iu desh tė ndėrhynte pėr t'i qetėsuar. Mė nė fund Eskni tha kėto fjalė:
- Po ēfarė do tė bėnit sikur kėtė fjalim ta dėgjonit tė deklamuar nga goja e tij?

* Njė athinas shkoi te Demosteni pėr t'i kėrkuar ndihmė kundėr dikujt qė e kishte sulmuar dhe trajtuar keq. Ai i tregoi oratorit tė madh ēėshtjen e tij. Demosteni e dėgjoi me vėmendje deri nė fund dhe pastaj i tha:
- Mė fal, po unė nuk besoj aspak qė t'i tė jesh fyer ashtu si thua. Athinasi e rrėfeu ēėshtjen dhe njėherė nga e para dhe prapė pati tė njėjtin pėrfundim.
- Si? - thirri athinasi gjithė zemėrim. - Nuk jam trajtuar keq? Nuk jam fyer?
- Oh, - tha atėhere Demosteni, - tashti po tė besoj sepse tashti mė fole si njė njeri qė ėshtė fyer.

* Njė rival i Demostenit, qė deshi ta kritikonte pėr fjalimet e tij tepėr tė pėrpunuara, i tha:
- Demosten, fjalimet e tua...
- Duket mirė, - ia priti Demosteni, - se ato tė tuat, pėrkundrazi, kanė bėrė qė tė mos harxhosh gjė.

* E pyetėn njė ditė Demostenin se me ē'mjete mund tė bėhesh orator i madh.
- Duke shpenzuar mė shumė vaj dhe mė pak verė, - u pėrgjigj oratori i madh, i cili me vajin nėnkuptonte llampėn e ndriēimit qė ishte e nevojshme pėr tė studiuar natėn.
* Demosteni shkoi posaēėrisht nė Korint pėr tė parė bukuroshen Laide. Kur ai i kėrkoi dorėn, Laidja kėrkoi ēmim tė madh.
- Unė nuk mund tė blej me njė ēmim kaq tė madh njė pendim, - pėrgjigj oratori i shquar.

* Athinasit donin qė Demosteni tė mbėshteste akuzėn kundėr njė tė pafajshmi. Meqenėse ai nuk pranoi, athinasit nisėn tė flasin lart e poshtė kundėr tij.
- O athinas, - u pėrgjigj ai, - unė jam gjithnjė gati qė t'ju jap kėshilla edhe atėherė kur juve nuk do t'ju pėlqejnė, por ama ju nuk mund tė mė detyroni qė unė tė shpif pėr njė qytetar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
june
Rock'and'Roll
june


Numri i postimeve : 301
Age : 37
Location : tirane
Registration date : 03/01/2008

Jeteshkrime Empty
MesazhTitulli: Re: Jeteshkrime   Jeteshkrime I_icon_minitimeSat 12 Apr 2008, 21:39

ue sa durim ke qe i shkruan te gjitha keto: bjerini shkurt njerez , lexoni: KURESHTI NGA JETA E NJEREZVE TE SHQUAR=
botimet toena, perkthyer dhe pergatitur ne shqip nga iljaz gogaj...eshte sh liber interesant, pjese e te cilit jane dhe shkrimet e molosit me siper...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Jeteshkrime Empty
MesazhTitulli: Re: Jeteshkrime   Jeteshkrime I_icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Jeteshkrime
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Jeteshkrime
» Jeteshkrime te artisteve

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Rockandroll :: Art, Kulture & Sport :: Letersi-
Kėrce tek: