Rockandroll
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Rockandroll

rockandroll forumotion
 
ForumForum  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Biografi

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
Mo Cushla
Rock'and'Roll
Mo Cushla


Numri i postimeve : 209
Age : 42
Location : Kudo
Registration date : 10/03/2008

Biografi Empty
MesazhTitulli: Biografi   Biografi I_icon_minitimeWed 02 Apr 2008, 20:57

Besoj se ka me qene nji teme shume e mire, ku do te mesojme nga njeri tjetri!
Te flasim per njerez qe e bene historine dhe per njerez shume te sukseshem, qofshin shqiptare dhe te huaj.

Lutemi qe biografite te jene vetem ne gjuhen shqipe. Do te kete edhe kopjime, nese ato jane shume te gjata, mundesisht te sillen linqe.

Ne kete teme nuk dmth qe te flitet vetem ne lemine e historise por edhe ne sfera te ndryshme.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.yahoo.com
Mo Cushla
Rock'and'Roll
Mo Cushla


Numri i postimeve : 209
Age : 42
Location : Kudo
Registration date : 10/03/2008

Biografi Empty
MesazhTitulli: Re: Biografi   Biografi I_icon_minitimeFri 04 Apr 2008, 18:38

Kush ishte ISMAIL QEMALI (1844 1919)


Lindi mė 24 janar 1844 nė qytetin e Vlorės nė njė familje tė pasur dhe me tradita. Mė 1858 studioi nė gjimnazin "Zosimea" tė Janinės. Nė moshėn 16 vjeēare ishte pėrkthyes nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme tė Perandorisė Osmane. Ndoqi studimet nė jurisprudencė. Nė vitin 1862 ishte zv/drejtor i ēėshtjeve politike nė Vilajetin e Janinės. Mė 1868 ishte kryesekretar i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Perandorisė. Mė 1870 ishte guvernator i Varnės dhe i Danubit tė Poshtėm. Kalon mė pas nė detyra tė tjera tė rėndėsishme nė Perandorinė Osmane. Mė 1990 u largua nga Stambolli pėr tė qėndruar pėrkohėsisht nė Athinė. Mė 1908 vjen nė Vlorė dhe zgjidhet deputet i Beratit. Mė 5 nėntor 1912 shkoi nė Vienė ku bisedoi me pėrfaqėsues tė fuqive tė mėdha. Inicoi njė Kuvend Kombėtar i cili mė 28 nėntor 1912 shpalli pavarėsinė e Shqipėrisė. Me vendim tė kėtij Kuvendi u emėrua kryeministri i parė i Shqipėrisė, dhe ushtroi pushtet simbolik nė njė pjesė tė vogėl tė vendit pasi pjesa mė e madhe ishte pushtuar nga hordhitė serbo malazeze dhe greke. Dha dorėheqjen mė 22 janar 1914 pas tė ashtuquajturit komplot tė Beqir Grebenesė dhe pushtetin ia dorėzoi Komisionit Ndėrkombėtar tė Kontrollit. Pas kėsaj u largua nga Shqipėria pėr nė Nicė tė Francės, pėr t`u kthyer disa muaj mė pas e pėr t'u larguar sėrish nė Itali. Vdes nė rrethana tė dyshimta nė Peruxhia tė Italisė mė 24 janar 1919.

Si e helmuan nė Peruxha tė Italisė Ismail Qemalin

Historia e vdekjes tragjike tė kryeministrit tė parė


Ka qenė ora 10:20 minuta e datės 24 janar tė 1919-ės, kur Ismail Qemali donte vetėm tre ditė tė mbushte plot 75 vjeē, doli para gazetarėve nė njė konferencė pėr shtyp tė organizuar nė njė sallon hoteli nė Peruxha.

Hyrja e tij nė sallėn e mbushur me mbi 100 gazetarė dhe fotoreporterė i befasoi tė gjithė tė pranishmit qė kishin mbi dy orė qė prisnin diplomatin e njohur tė Shqipėrisė. Ndėrsa ecte pėr t’u ulur nė tavolinėn nė krye tė sallės, nė fytyrė i fashitet njė ēehre e verdhė qė sa vinte e i shtohej. Nuk kaluan shumė minuta dhe disa tė dridhura i mbėrthyen trupin. Askush nuk po pipėtinte, vetėm plaku mjekėrbardhė, qė megjithė gjendjen qė po kalonte, gjeti forca pėr tė folur. Nga goja i dolėn vetėm pak fjalė dhe dukej qartė qė ai po mundohej t’i lidhte me njėra-tjetrėn. Nė atė ēast kėrkoi ndihmė nga i biri Qamili, tė cilin e mbante pranė vetes si sekretar. I kėrkon qė tė shkojė nė tualet. I biri, duke e kapur pėr krahu, u kėrkoi tė falur gazetarėve tė pranishėm dhe mori hapat drejt derės sė tualetit. Aty mėsohet se sa vuri kėmbėn pėr t’u drejtuar te lavamani filloi tė shkumėzonte dhe tė dridhej mė shumė. Ajo gjendje nuk zgjati shumė. Nė pak ēaste zemra e tij pushoi sė rrahuri. I biri del para gazetarėve ku u komunikon lajmin se i ati, tė cilin para pak ēastesh e kishin nė tavolinėn pėrballė, tashmė nuk jetonte mė. Ajo situatė ishte e rėndė pėr tė gjithė. Aty dhimbja njerėzore i kaloi kufijtė.

Situatat qė Ismail Qemali kishte kaluar ato ditė nė Peruxha tė Italisė i kishin shkaktuar njė gjendje tė rėndė psikologjike dhe fizike. Edhe pse nė atė gjendje, ai nuk kishte ngurruar tė dilte para shtypit. Ai donte tė denonconte krerėt e diplomacisė italiane, nė atė kohė kur nė Paris diskutohej fati i Shqipėrisė dhe ata kishin mundur ta hanin nė besė. Megjithatė, pėr ēudinė e tij, ajo konferencė ishte organizuar nga tė tjerėt. Nuk u mėsua asnjėherė se kush i kishte thirrur gazetarėt. Plakut 75-vjeēar i kishin thėnė se media kishte interes tė dėgjonte nga ai se pėrse nė ato momente nuk ndodhej nė Konferencėn e Paqes nė Paris. E kėshilluan qė tė hante mirė pasi nė atė konferencė shtypi do t’i duhej tė fliste gjatė. Pikėrisht pas ushqimit nuk vonoi shumė, ai doli nė sallėn e takimit dhe nė atė moment jeta e tij filloi tė shuhej. Kėto janė momentet e fundit tė jetės sė njeriut qė ėshtė njohur historikisht si kryeministri i parė i shtetit shqiptar. Ndėrkohė qė opinioni ėshtė njohur me shumė hollėsi dhe detaje tė jetės diplomatike tė plakut tė menēur, mund tė jenė shumė pak ata qė i njohin momentet kur ai ka mbyllur sytė. Pikėrisht pėr ato ēaste redaksia e gazetės “Panorama”, duke hulumtuar nė shumė dokumente dhe dorėshkrime tė dosjes sė Ismail Qemalit nė A.Q.SH. dhe duke u mbėshtetur nė dėshmitė gojore tė njohėsve kopetentė, ka arritur tė zbardhė historinė kur plaku diplomat mbylli sytė. Njė dėshmi tė plotė pėr gazetėn ka qenė edhe ajo ish-komandantit tė Aviacionit Shqiptar Edip Ohrit dhe e ish-komandantit tė Nėndetėseve tė Pashalimanit, Dashamir Ohrit, i cili ėshtė edhe vėllai i Edipit. Kėta dy vėllezėr djalin e Ismail Qemalit, Qazimin, e kanė pasur njerkun e tyre.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.yahoo.com
Mo Cushla
Rock'and'Roll
Mo Cushla


Numri i postimeve : 209
Age : 42
Location : Kudo
Registration date : 10/03/2008

Biografi Empty
MesazhTitulli: Re: Biografi   Biografi I_icon_minitimeFri 04 Apr 2008, 18:47

Cilat janė tė fshehtat e njeriut qė themeloi shtetin e parė shqiptar

Gjashtė misteret e Ismail Qemalit


Misteret e kanė shoqėruar gjatė gjithė jetės, njeriun qė themeloi tė parin shtet shqiptar. Pėr Ismail Qemalin ėshtė shkruar shumė rreth momentit tė ngritjes sė flamurit nė Vlorė, nė vitin 1912 si dhe pėr qeverinė e parė shqiptare qė ai arriti tė krijonte, por jo pėr momentet e fundit tė jetės sė tij. Ismail Qemali do jetė sot pjesė e rubrikės "Sekretet e njerėzve tė vdekur". Nė kėtė pjesė do tregohen tė gjitha tė fshehtat e pathėna rreth jetės sė njeriut qė themeloi shtetin e parė shqiptar, qė nga vdekja e dyshimtė, propozimi po tė dyshimtė tė sulltanit pėr t'i dhėnė postin e vezirit, e deri te fshehja e ditės sė lindjes sė tij gjatė regjimit komunist.

Si u mundua Ismail Qemali tė shtonte delegatėt nė Konferencėn e Paqes nė Paris? Pse nuk u realizua ky plan?


Jeta e Ismail Qemalit u mbyll me njė mister tė madh. Askush deri me sot nuk ka arritur tė shpjegojė nė mėnyrė tė detajuar pėr vdekjen e kryeministrit tė parė tė Shqipėrisė. Nė janar tė vitit 1919, nė Paris do tė zhvillonte punimet Konferenca e Paqes, e cila do tė diskutonte edhe pėr fatet e vendit tonė. Pėr kėtė arsye Ismail Qemali ishte shumė i shqetėsuar pėr fatet e vendit. Gjithė sakrificat qė ai kishte bėrė pėr vendin e tij donte qė tė kurorėzoheshin me sukses. Ai hartoi strategji qė tė kishte mundėsi tė influenconte nė vendimet e konferencės. Pėr tė arritur kėtė qėllim, ai zgjodhi partnerin kryesor diplomatik, Italinė, e cila duhej tė mundėsonte qė me delegacionin shqiptar, nė konferencė tė shkonin sė paku edhe tre apo gjashtė delegatė mė shumė. Kėta delegatė do tė ishin nga trojet shqiptare, tė cilėt do tė bashkoheshin me ata qė vinin nga Amerika. Pėr njė marrėveshje me qeverinė italiane u pa e nevojshme tė shkojė nė Romė. Prej andej Ismail Qemali kėrkoi tė bėnte njė marrėveshje me gjithė shqiptarėt pėr tė vendosur njė aksion kombėtar nė njė moment kaq kritik e tė rrezikshėm, qė tė mund tė pėrpilohej programi pėrfundimtar. Pėr synimet qė i kishte vėnė vetes, diplomati shqiptar filloi menjėherė pėr tė zbatuar nė mėnyrė konkrete tė gjithė programin e paramenduar. Detyra e parė dhe mė emergjente ishte takimi i menjėhershėm i tij me diplomacinė e Romės. 19 janar 1919. Kryeministri italian, Orlando, pėr pak ditė do tė nisej drejt Parisit pėr tė marrė pjesė nė Konferencėn e Paqes. Ismail Qemali u nis drejt Italisė ku do takohej me autoritet italiane. Sa zbriti nė Peruxhia tė Italisė, Ismail Qemali njoftohet se autoritetet italiane qė e kishin ftuar ishin nisur pėr nė Paris, duke mos e pritur atė sipas njoftimit qė i kishin bėrė. Ata kishin lėnė njoftim qė Ismail Qemali tė priste deri sa ata tė ktheheshin nga Konferenca e madhe e Paqes. Nė kėtė moment, ai kuptoi se flitej pėr njė izolim tė qėllimshėm qė i qe bėrė. Kjo mėsohet nga rrėfimet e djemve tė tij. Sapo mėsoi lajmin pėr pabesinė, menjėherė i erdhi njė goditje apoplektike, gjė qė pėr moshėn e tij ishte shumė e rėndė. Kanė qenė pikėrisht ato momente qė provokuan klithmėn e tij tė egėrsuar dhe tė papėrmbajtur "Mė hėngrėn nė besė"! Situata nė tė cilėn ishte vendosur Ismail Qemali bėri qė ai jo vetėm tė mos realizonte planin qė t'i shtonte delegacionit shqiptar edhe tre apo gjashtė delegatė, por nė Paris do tė hidhej pėr diskutim edhe ēėshtja e Shqipėrisė dhe ai s'do tė merrte pjesė as vetė. Ky fakt pėr tė do tė thoshte vdekje e parapėrgatitur. Gjithsesi, nė kushtet qė i ishin krijuar, ai u detyrua tė vendosej nė hotelin qė i kishin rezervuar. Nė njė nga ato ditė, kur gjithė qenien e tij e kishte pushtuar tensioni dhe ankthi, mė 24 janar, pikėrisht 3 ditė para datės 27, kur ai mbushte plot 75 vjeē, nė Paris vazhdonte me intensitet punimet Konferenca e madhe Ndėrkombėtare me pjesėmarrjen e shumė shteteve, kur shtetet e mėdha vendosnin fatet e shteteve tė vogla, Isamil Qemalit iu provokua njė konferencė shtypi. Ajo iu servir si dėshirė e gazetarėve pėr tė dėgjuar prononcimet e tij. Ajo konferencė, pavarėsisht se nuk ishte kėrkuar nga vetė ai, dukej se ishte edhe nė dėshirėn e tij, sepse ishte momenti qė mė shumė se kurrė ai donte tė denonconte mashtruesit dhe izoluesit e tij.

U helmua apo vdiq nga shkaqe natyrore kryeministri i parė i Shqipėrisė, njė nga misteret mė tė mėdha qė ka shoqruar historiografinė shqiptare tė shekullit XX!?


Pak kohė para se tė fillonte konferenca e shtypit, Ismail Qemalit iu servir fillimisht buka, me pretekstin se duhet tė hante para konferencės. Pasi hėngri, ai hyri nė sallėn e rekomanduar, ku e prisnin dhjetėra gazetarė e fotoreporterė tė ndryshėm. Sipas rrėfimeve qė djali i Ismail Qemalit, Et'hemi, i ka bėrė mė vonė kryetarit tė Bashkisė sė Vlorės, Ali Asllanit, mėsohet se sapo hyri nė sallė Qemalit i kaloi njė ēehre e verdhė nė fytyrė. Nuk vonoi shumė, ai u ul nė tavolinė dhe befasisht nė trup i kaloi njė valė rrėqethjeje. Ndėrsa nisi tė belbėzojė me vėshtirėsi, filloi tė dridhej dhe ndėrkohė u konstatua se nuk mundte t'i lidhte dot fjalėt. Pas kėsaj situate, ai arriti tė kėrkonte ta shoqėronin pėr nė banjė. Kur arriti aty, e mbyti shkuma qė nxirrte nga goja dhe tė vjellėt. Nė pak ēaste pulsi i tij pushoi sė rrahuri. Nė kėto momente gazetarėve tė mbledhur pėr konferencėn e shtypit nė atė sallė iu komunikua fakti qė Ismail Qemali, i cili pak ēaste mė parė kishte qenė para tyre, nuk jetonte mė. Kjo padyshim qė ėshtė njė vdekje e provokuar. Arsyet pse u helmua Ismail Qemali ngelen mister.

Pse nuk ia publikuan asnjėherė datėn e lindjes Ismail Qemalit gjatė periudhės sė komunizmit?


Njė mister tjetėr qė ka tė bėjė me figurėn e Ismail Qemalit ėshtė dhe data e lindjes sė tij. Njė nga studiuesit mė tė mirė qė ka punuar nė arkivat e Perandorisė Osmane ka zbuluar se dita e lindjes sė kryeministrit tė parė tė shtetit shqiptar ėshtė mė datėn 16 tetor tė vitit 1846. Nexhip P. Alpan e ka datuar lindjen e debatuar gjatė, mė datėn 16 tetor tė vitit 1846. Datėlindja e kėtij personalitetit ėshtė debatuar shpesh gjatė periudhės sė komunizmit nga historianė shqiptarė dhe tė huaj, mirėpo nuk binin dakord pėr kėtė datė, pikėrisht sepse qėllonte nė tė njėjtėn datė kur e kishte ditėlindjen dhe diktatori Enver Hoxha. Kjo u mbajt e fshehtė pothuajse pėr 45 vjet, por qė nga tė dhėnat e fundit nga historianė turq mė nė fund caktohet nė mėnyrė tė saktė dhe datėlindja e Ismail Qemalit, i cili ishte nga shqiptarėt qė ka arritur ofiqet mė tė larta nė Perandorinė Osmane, duke filluar nga njė pėrkthyes i thjeshtė deri nė zėvendėsministėr i Jashtėm, e mė vonė deputet. Por qė ėshtė dhe njeriu qė krijoi shtetin e parė shqiptar tė pavarur.

Cilat janė tė fshehtat e Ismail Qemalit nė vitin 1913? Pse e dorėzoi qeverinė nė duart e tė huajve, a ishin ato qė ndodhėn mė pas dėshirat e tij?


Shpallja e Pavarėsisė ishte njė akt me rėndėsi jetike pėr popullin shqiptar. Ajo, nga njėra anė mbylli njė epokė tė tėrė luftėrash e pėrpjekjesh shekullore pėr tė hequr qafe zgjedhėn e huaj, pėr tė ruajtur tėrėsinė territoriale tė atdheut e pėr tė formuar shtetin e lirė kombėtar shqiptar, duke kurorėzuar veprėn e Rilindjes dhe, nga ana tjetėr, hapi njė epokė tė re, njė epokė luftėrash e pėrpjekjesh tė tjera pėr ta mbrojtur pavarėsinė e fituar nga rreziqet e jashtme e tė brendshme, pėr tė siguruar bashkimin kombėtar tė gjymtuar rėndė dhe pėr tė vendosur rendin demokratik. Ngritja e flamurit kombėtar nė Vlorė pėrfaqėsonte fitoren e pėrbashkėt e tė gjitha trevave shqiptare. Me shpalljen e pavarėsisė, nė krye tė qeverisė u vendos pikėrisht ai qė kishte kontributin mė tė qenėsishėm, Ismail Qemali. Ai nė krye tė qeverisė shqiptare ndenji fare pak duke, dhėnė dorėheqjen nė rrethana misterioze. Shpesh ėshtė aluduar se ai bėri kėtė veprim pėr tė lejuar njė pėrfaqėsues tė fuqive tė mėdha qė ta drejtonte vendin tonė, kjo pėr tė vendosur edhe stabilitetin e munguar nė tokat shqiptare, qė jo vetėm po shqetėsoheshin nga tė tjerėt, por edhe mes vetit kishin probleme tė theksuara. Njė palė kėrkonte tė mos shkėputeshim nga Perandoria Otomane, ndėrkohė qė fqinjėt tanė grabitqarė ishin duke punuar tė shkėpusnin sa mė tepėr nga trupi i truallit tonė. I gjendur nė njė pozicion tė vėshtirė, pranoi propozimin e fuqive tė mėdha, pėr ardhjen e Princ Vidit nė krye tė vendit. Mirėpo kjo lėvizje e Ismail Qemalit rezultoi jo efikase, pasi edhe pse Porta e Lartė u shemb, ishin fuqitė e mėdha ato qė bėnė pazar me fqinjėt tanė pėr trojet shqiptare. Nė vitin 1913 nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr, Shqipėria u copėtua nga tė gjithė anėt, duke u bėrė i vetmi vend nė botė qė kufizohej me trupin e vetė. Pėrpjekjet e plakut tė menēur nuk reshtėn qė tė realizohej aspirata e gjithė shqiptarėve pėr njė Shqipėri tė bashkuar.

Pse nuk shkoi nė Stamboll kur Sulltani i propozoi pėr postin e vezirit, ēfarė kurthi mendonte Ismail Qemali se po i bėnin?


Duke parė lėvizjet qė po bėnte anė e kėnd Evropės Ismail Qemali, sulltani i kėrkon atij tė shkonte nė kryeqytetin turk dhe tė merrte postin e vezirit. Ky ishte njė kurth qė po i bėnte sulltani patriotit shqiptar qė, pasi tė shkonte atje, ta ekzekutonte. Ismail Qemali duke nuhatur qėllimet e sulltanit e kundėrshtoi kategorikisht njė rikthim nė kryeqytetin e Portės sė Lartė, duke iu vėnė me gjithė energjitė e tij ēėshtjes shqiptare. Pėr episodin e kurthit qė po ngrinte sulltani ndaj plakut vlonjat kanė shkruar njė sėrė historianėsh, si turq ashtu dhe shqiptarė. Pasi kėtij momenti Ismail Qemali realizoi aspiratėn pesė shekullore tė shqiptarėve atė tė pavarėsisė.

A ka ndonjė tė fshehtė nė planet e Ismail Qemalit pėr tė zgjedhur qytetin e Vlorės pėr tė ngritur flamurin e pavarėsisė dhe pse pikėrisht mė datėn 28 nėntor?


Siē e dimė, origjina e Ismail Qemalit ishte pikėrisht nga Vlora, njė nga qytetet mė tė njohur nė historinė dhjetėra shekullore tė Shqipėrisė. Ismail Qemali, pasi bėri pėrgatitjet pėr t'u nisur drejt Shqipėrisė, vendosi qė flamuri do tė ngrihet nė Vlorė. Ai lajmėroi gjithė delegatėt nga krahinat e ndryshme tė vendit. Nė qytetin e tij atmosfera ishte krejt ndryshe. Popullsia e Vlorės dhe gjithė delegatėt, qė ndėrkohe kishin arritur nga ēdo anė e Shqipėrisė ishin tė mbushur me njė ndjenjė tė zjarrtė atdhedashurie dhe me njė entuziazėm te vėrtetė. Me 28 nėntor 1912, Ismail Qemali shpalli pavarėsinė e Shqipėrisė pėrpara njė turme nė festė, tė mallėngjyer e thuhej se shpirti i Heroit tė madh Skėnderbe, fluturonte mbi patriotėt e gėzuar, ashtu si pesė shekuj mė parė, pikėrisht mė 28 nėntor 1443, kur ai shpalli nė Krujė pavarėsinė nga sundimi osman, duke ngritur tė njėjtin flamur kuq e zi, me shqiponjėn dykrenore nė mes. Mė 28 Nėntor 1912, nė orėn 14, u hap nė Vlorė Kuvendi Kombėtar. Nė mbledhjen e parė tė Kuvendit morėn pjesė 37 delegatė, tė cilėt u shtuan gjatė ditėve qė pasuan, duke arritur nė 63 veta, qė pėrfaqėsonin tė gjitha viset shqiptare.

Misteret

1. Si u mundua Ismail Qemali tė rriste numrin e delegatėve nė Konferencėn e Paqes nė
Paris dhe pse nuk u realizua ky plan?

2. U helmua apo vdiq nga shkaqe natyrore kryeministri i parė i Shqipėrisė? Njė nga misteret mė tė mėdha qė ka shoqėruar historiografinė shqiptare tė shekullit XX.

3. Data e lindjes sė Ismail Qemalit, njė tjetėr mister qė nuk u publikua gjatė periudhės sė komunizmit! Mos vallė ajo pėrplasej me atė tė Enver Hoxhės, qė ishte nė tė njėjtėn datė, 16 tetor?!

4. Cilat janė tė fshehtat e Ismail Qemalit nė vitin 1913? Pse e dorėzoi qeverinė nė duart e tė huajve, a ishin ato qė ndodhėn mė pas dėshirat e tij?

5. Pse nuk shkoi nė Stamboll kur Sulltani i propozoi pėr postin e vezirit, ēfarė kurthi mendonte Ismail Qemali se po i bėnin?

6. A ka ndonjė tė fshehtė nė planet e Ismail Qemalit pėr tė zgjedhur qytetin e Vlorės pėr tė ngritur flamurin e pavarėsisė dhe pse pikėrisht nė datėn 28 Nėntor?

Fakte mbi vdekjen

22 janar 1919, Ismail Qemali niset nė drejtim tė Italisė ku do tė takohej me kryeministrin e atij vendi pėr tė mundėsuar shtimin e delegatėve shqiptarė nė Konferencėn e Paqes nė Paris

23 janar, me mbėrritjen e tij nė Itali, Ismail Qemali merr vesh se kryeministri italian, edhe pse i kishte bėrė ftesė, nuk e priti nė takim, pasi kishte ikur nė Paris

Ishte janari i vitit 1919. Atė muaj nė Paris do tė zhvillonte punimet Konferenca e Paqes, e cila fatkeqėsisht do tė hynte fuqishėm dhe dhimbshėm nė historinė e mėvonshme tė Shqipėrisė.

Ka qenė ora 10:20 minuta e datės 24 janar tė vitit 1919, kur Ismail Qemali donte vetėm tri ditė tė mbushte plot 75 vjeē, doli para gazetarėve nė njė konferencė pėr shtyp tė organizuar nė njė sallon hoteli nė Peruxhia.

24 janar, Ismail Qemali ndėrron jetė nga shkaqe qė kanė ngelur mister. Deri tani ėshtė folur pėr njė helmim tė tij nga pala italiane.

25 janar Ismail Qemali Varroset nė qyetin e Peruxhias nė Itali. Eshtart e tij qėndrojnėaty deri mė 1933 kur mbreti Zog vendos tė kthej trupin e Kryeminstrit tė Parė shqiptar nė qyetin e Vlorės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.yahoo.com
Molosi
Rock'and'Roll
Molosi


Numri i postimeve : 111
Age : 42
Location : Gjilan
Registration date : 24/03/2008

Biografi Empty
MesazhTitulli: Re: Biografi   Biografi I_icon_minitimeSun 06 Apr 2008, 00:07

Karl Heinrich Marks (5 Maj 1818 Trier, Gjermani - 14 Mars 1883 Londėr, Britani e Madhe) ishte njė filozof, ekonomist politik dhe organizues revolucionar i Shoqatės Ndėrkombetare te Punėtorėve. Ndėrsa Marks merrej me njė gamė tė gjėrė problemesh, puna e tij mė e famshme analizon historinė e luftės sė klasave, e pėrmbledhur nė linjėn e parė tė Manifestit Komunist: "Historia e gjithė shoqėrisė ekzistuese ėshtė historia e luftės sė klasave."

Biografi
Rinia
Karl Marks lind nė njė familje tė pasur dhe progresive ēifutėsh nė Trier, Prusi. Babai i tij, Herschel, pasardhės i njė linje tė gjatė familjesh ēifute, konvertohet nė tė Krishter nė mėnyrė qė tė ketė mundėsinė tė bėhet avokat. Familja Marks kishte shume shokė intelektuale dhe artistė tė cilėt i vizitonin shpesh Marksėt gjatė rinisė sė Karlit.

Edukimi
Mė 1835 Marks regjistrohet nė Universitetin e Bonn-it pėr tė studjuar drejtėsi. Aty bashkohet me Klubin Taverna e Trier ku gjatė njė periudhe mabnte dhe postin e presidentit. Vitin pasardhės, babai e detyron tė transferohet nė shkollėn mė serioze dhe tė orientuar akademikisht, Friedrich-Wilhelms-Universität nė Berlin.

Marks dhe Hegelianėt e Rinj
Nė Berlin Marksi fillon tė interesohet pėr filozofinė dhe bashkohet me njė grup studentėsh dhe profesorėsh tė rinj tė njohur si "Hegelianėt e Rinj". Pėr shumė prej tyre, tė ashtuquajturit "Hegelianėt e majtė", tė ndarė nga pėrmbajtja teologjike e teorive Hegeliane, kjo ishte njė armė e fuqishme pėr tė kritikuar fenė dhe politikėn e kohės. Disa anėtarė tė kėtij qarku krijuan njė analogji midis filozofise post-Aristoteliane dhe asaj post-Hegeliane. Max Stirner, njė tjetėr Hegelian i ri, perdori kritikėn Hegeliane pėr tė argumentuar se ēdo ide qė ndalonte pėrpara egoizmit nihilistik ishte misticizėm. Vėrejtjet e tij nuk pranoheshin nga pjesa mė e madhe e kolegėve tė tij, sidoqoftė, libri i Stirner ishte arsye kryesore qe Marksi iu largua ideve tė tij Feuerbachiane dhe zhvilloi njė koncept thelbėsor tė historisė sė materializmit.

Karrjera
Kur mentori i tij, Bruno Bauer, u pushua nga fakulteti i filozofisė Friedrich-Wilhelms mė 1842, Marksi ndėrron degėn e studimit nga filozofi nė gazetari. Ai bėhet redaktor i Rheinische Zeitung, njė gazetė radikale ne Cologne. Mė 1843, kur gazeta mbyllet, pjesėrisht pėr arsye tė konfliktit midis Marksit dhe censurės shtetėrore, Marksi i rikthehet filozofisė, aktivizmit politik, dhe jeton duke punuar si gazetar. Marksi sė shpejti detyrohet tė lėvizė, kjo ndodh shpesh gjatė jetės sė tij pėr arsye tė ideve tė tij.

Ne fillim ai lėviz ne France ku rishikon idetė e tij nė lidhje me Bauer dhe Hegelianėt e Rinj dhe shkruan 'On the Jewish Question (Mbi Pyetjen Ēifute), kryesisht njė kritikė e nocioneve tė tė drejtave civile dhe emancipimit politik tė kohės kur shpeshherė kishte referenca ofenduese ndaj kulturės ēifute. Nė Paris ai takohet dhe fillon tė punojė me shokun dhe bashkėpuntorin e tij tė pėrjetshėm Friedrich Engels, njė komunist i deklaruar, i cili ngacmon interesat e Marksit mbi gjendjen e klasės punėtore dhe gjithashtu mbi ekonomine. Pasi detyrohen tė largohen nga Parisi pėr shkak tė shkrimeve te tyre, Marksi dhe Engelsi lėvizin nė Bruksel, Belgjikė.

Aty Marks dhe Engels bashkeshkruajnė Ideologjinė Gjermane, njė kriticizem pėr Bruno Bauer, Hegel dhe Hegelianėt e Rinj. Marks mė vonė shkruan Varfėrine e Filozofisė (1847), nje libėr kritk mbi mendimet socialiste Franceze. Kėto pune krijuan bazat pėr punėt e ardhshme tė Marksit dhe Engelsit. Manifesti Komunist publikohet pėr herė tė parė mė 21 Shkurt 1848 nėn komisionin e Ligės Komuniste (e quajtur mė parė edhe Liga e sė Drejtės), njė organizate emigrantėsh Gjermanė tė cilėt Marksi i kishte bashkuar nė Londėr.

Nė kėtė vit Europa po pėrjetonte nje rritje tė revolucioneve; nje levizje e klasės punėtore fiton pushtetin nga Mbreti Louis Philippe nė France dhe Marksi ftohet qė tė rikthehet nė Paris. Kur qeveria punėtore kolapsoi nė 1849, Marks rikthehet nė Cologne dhe rifillon punėn pėr gazetėn Rheinische Zeitung dhe shumė shpejt riperjashtohet.

Mė 1864 Marks organizon Shoqatėn Internacionale tė Punėtorėve, mė vonė e quajtur Internacionalja e Parė, si njė bazė e vazhdueshme pėr aktivizmin politik. Nė fjalimin e tij hapės Marksi citon fjalimin e Gladstone "This intoxicating augmentation of wealth and power is entirely confined to classes of property",(Marrja intoksikuese e fuqisė dhe mirėqėnies ėshtė kufizuar vetėm pėr klasėn me prona). Ai e pėrsėrit kėtė citim edhe ne Volumin e pare te Kapitalit. Inkoherenca midis citimit te Marksit dhe fjalimit te Hansardit (i cili ishte shumė i njohur gjatė asaj kohe) filloi tė pėrdorej pėr tė diskredituar Internacionalen. Marksi u mundua ti argumentonte kunderakuzat e tij por kundėrshtarėt e tij vazhdonin tė ktheheshin. Marks mė vonė dha si burim te citimin tė tij gazetėn "The Morning Star".

Engelsi i kushtoi shumė kujdes parafjalės tė edicionit tė katėrt tė Kapitalit qė si tė tjerėt nuk e qetėsoi gjėndjen. Engels deklaroi se nuk ishte "The Morning Star" por "The Times" gazeta te cilės i referohej Marksi.

Jeta Familjare
Fejesa e Karl Marksit me Jenny von Westphalen, njė arsitokrate, fillimisht u mbajt sekrete dhe per disa vite u kundershtua edhe nga Marksėt edhe nga Westphalenėt. Jenny dhe Karli bėnė shumė fėmijė, dy prej tė cilėve vdiqėn kur ishin shumė tė rinj. Vajza e tyre, Eleanor (1855-1898), e cila lindi ne Londėr, ishte njė socialiste e pėrkushtuar qė ndihmonte nė redaktimin e veprave tė babait.

Jeta e Mėvonshme
Marksi filloi te varfėrohej me kalimin e kohės, dhe ishte i varur nga ndihma financiare qė i jepte shoku dhe ortaku, Engels, i cili e ndihmonte me harxhimet e pėrditshme dhe borxhet e tij. Pas vdekjes sė Jenny-t mė 1881, Marksi vdiq nė Londėr mė 1883 dhe ėshtė i varrosur nė Varrezat Highgate, Londėr. Mesazhi i gdhėndur nė gurin e varrit tė Marksit - nje monument i ndėrtuar mė 1954 nga Partia Komuniste Britanike - ėshtė: "Punėtorė tė tė gjitha shteteve, bashkohuni". Varri origjinal i Marksit ishte i zbukuruar shumė thjeshtė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Biografi Empty
MesazhTitulli: Re: Biografi   Biografi I_icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Biografi
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Rockandroll :: Art, Kulture & Sport :: Histori-
Kėrce tek: