Blla Blla Blla jon bend shum i mir. Tekstet i kan teper t'lezetshme edhe t'bajn mu ni shum mir. Vokalistit hallall i koft qe sja nin per gjendjen e vet, edhe qe knaqet me qata qe e bon. Violinisti shum ja ka hijeshu muziken ktyne edhe ja ka ba ma t'veqant. Keq qe ka dal prej grupi (u martu diku jasht m'doket).
Per albumin e par kurfar kritike (negative) skom. Prej kanges t'par, deri te ajo e fudnit arrijn me ta majt interesimin n't'njejtin nivel. 'Hej Vasho', 'Send i mir' & 'O mir sa mir' jon kang t'lezetshme t'dashuris. Paraqitja e saj (dashuria
) m'doket si neper prralla. Pra tekstet e kan ni element fminor.
'Bleta' osht sen shum i mir (ani pse ju osht kushtu fmive). M'pelqen qysh kalojn prej paraqitjeve/pershkrimeve t'personazheve (arusha dhe bleta) dhe pershkrimit t'skenes (pylli)(e cila pershkruhet n'tekst) tek ndjekja (arusha e ndjek bleten haha). Instrumentalisht shum mir bahet qaj kalim.
'Wolf & Dogs' osht kang e veqant qe ska tekst, po veq zhurma qishtu (imitime t'ujkut & qenit).
'Babayaro' paraqitet n'verzion tmir (Violina e ndreq kangen).
'Reggae pėr Iriqin' osht kang ma melankolike (pra edhe ma e ngadalshme), e per qata dallon prej ktyne tjerav (qe jon ma ritmike).
Albumi i dyt (Oversky Balkanishe Re-Form) osht album ma i dobt se i pari per shkak t'mungeses t'violines, mir'po i ka do sene t'mira edhe ky. N'ket album bendi ka anu ma shum ka muzika elektronike edhe besoj qe ja kan dal mjaft mir.
'Ke Kujdes (druri im)' osht kanga jem e preferume n'album. Qdo her qe e ngoj emocionona ('Ti me flet pa fjal e ndjej, me do me do..o qka po t'frikson, dhe shqetson?'.....'Dhe kur do qe te shkeputesh ti nga renia dhe te perendosh sikur diell' ...'Ti e di se etja pret, si ta ndjej te pastren pafajsi..me trego'). Ky Idrizi shum e knon omel. Osht kanga ma psychadelic qe e kan.
'E lash pas Tokėn' osht kang e mir me influenca etnike. E kan ni femen mysafire si vokaliste e cila me zanin e saj i jep shije etnike qisaj kange.
'Shpresė' osht kanga qe vjen n'ven t'dyt per mu (mas 'Ke Kujdes'). E ka ni tekst t'thjesht, po interesant. Instrumentalisht pershtatet me tekst.
Mandej osht edhe ni verzion tjeter t'kanges 'Lugat' n'qet album. Personalisht m'pelqen ma shum qiky verzion sesa verzioni origjinal. E kan edhe ni version tjeter t'kanges 'Wolf & Dogs', po nuk m'pelqen qaq. Mandej osht edhe ni bonus track: 'Air-condition'. Kjo osht kang qe e kan ba gjat periudhes t'albumit t'par (hala me violinist). Osht kang ritmike, me tekst t'lezetshem.
'Si ndjehesh ti', 'AA dhe VD' (qikjo kang ka tekst shum t'pazakonshem) edhe 'Mish' jane poashtu kang n'Oversky Ballknishe Re-Form, po nuk i ngoj shpesh, kshtu qe spo jap ma shum komente per k'to kang.
I kan edhe do kang jasht albumeve.
'Treni i qiellit'...kang e shkurt edhe ma 'rock'. 'Treni per ne qiell, nuk pret askend..ka nje drejtim, dhe nuk ka kthim'
'Ty te Pash' osht shum sen i mir. Sidomos pjesa e par qe osht ma e qete. Edhe tekstin e ka t'mir.
'Mbetem Kėtu'. Poashtu kang ma 'rock'. Kang ma ritmike, edhe bejagi e shpejt. Nuk e ngoj fort.
'Lugat', verzioni origjinal nuk osht n'albume mos gabofsha. Pasi qe osht kanga e tyre me e njoftun (t'pakten une ashtu menoj), s'do ta komentoj ma shum.
PS: e kom ba shprehi t'keqe kur t'shkruj me perdor shum kllapa edhe thojza...kerkoj falje per ata, se me siguri e kan kompliku postimin pa nevoj.