Rockandroll
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Rockandroll

rockandroll forumotion
 
ForumForum  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Oriana Fallaci...Shkrimtarja e suksesshme italiane

Shko poshtė 
AutoriMesazh
masakruesjashkodrane
Jr Roller
masakruesjashkodrane


Numri i postimeve : 77
Age : 37
Location : rreth e rrotull rremujes:P ke tirana rock caffe
Registration date : 28/03/2008

Oriana Fallaci...Shkrimtarja e suksesshme italiane Empty
MesazhTitulli: Oriana Fallaci...Shkrimtarja e suksesshme italiane   Oriana Fallaci...Shkrimtarja e suksesshme italiane I_icon_minitimeSat 29 Mar 2008, 12:28

Do te doja qe ti te ishe femer. Do te doja qe ti te provoje nje dite ate qe provoj une tani: nuk jam aspak dakort me nenen time, qe mendon se te lindesh femer, eshte nje fatkeqesi. E di: kjo jeta jone, eshte nje bote e fabrikuar nga burrat, per burrat. Diktatura e tyre eshte aq antike, sa shtrihet deri edhe tek gjuha. thuhet"njeri" per te then burre dhe grua, thuhet "bebi" per te thene vogelush dhe vogelushe, thuhet "bir" per te thene djale dhe vajze, thuhet "krim"per te treguar vrasesin e nje burri apo te nje gruaje. Ne legjendat qe meshkujt kane shpikur per te shpjeguar jeten, krijesa e pare nuk eshte nje grua, por nje burre i quajtur Adam. Eva vjen me vone, per ta argetuar dhe per te shkaktuar probleme. Ne pikturat qe zbukurojne kishat, Zoti eshte nje plak me mjeker te bardhe, kurre nje plake me floke te bardhe. Dhe gjithe heronjte e tyre jane meshkuj: qe nga Prometeu qe zbuloi zjarrin, tek Ikari qe tentoi te fluturonte, deri tek Jezusi qe e quajne bir te Atit dhe Shpirtit te Shenjte sikur gruaja qe e lindi te ishte nje inkubator apo nje dado.
Te qenit nene nuk eshte zanat. Nuk eshte as detyre. Eshte vetem nje e drejte mes shume te drejtave. Do te lodhesh shume duke e perseritur. Dhe shpesh, pothuaj gjithmone, do te humbesh. Por nuk duhet te deshperohesh. Te luftosh eshte me bukur se te fitosh: kur fiton ndjen se ke nje bosh te madh.

******************************************
Por nese ti do lindesh djale, une perseri do jem e kenaqur. Dhe ndoshta me shume, sepse do te kursehen me shume poshterime, shume skllaverime, shume abuzime. Nese do te lindesh djale, nuk do te duhet te trembesh se mos perdhunohesh ne erresiren e nje rruge. Nuk do te te lipset nje fytyre e bukur per t'u pelqyer qe me shikimin e pare, apo nje trup i hijshem per te fshehur inteligjencen tende. Nuk do te durosh gjykime te poshtra, kur te shkosh me ke te duash, nuk do te degjosh te thuhet se mekati lindi diten qe kepute nje molle. Do te lodhesh shume me pak.
Natyrisht qe do kesh te tjera skllaverime, te tjera padrejtesi. Edhe per nje burre jeta s'eshte e lehte, e di. Nese do te kesh muskuj me te forte, do te te kerkojne te mbash pesha me te renda, do te te imponojne pergjegjesi arbitrare. Nese do te kesh mjeker, do te qeshin nese ti qan apo nese ke nevoje per ngrohtesi. Dhe vetem se do te jesh burre, do te te urdherojne te vrasesh ose te vritesh ne lufte dhe do te kene nevoje per bashkfajesine tende.
E megjithate, apo pikerisht per kete, te qenit burre, do te jete nje aventure po aq e mrekullueshme: nje sipermarrje qe nuk do te te zhgenjeje kurre. Te pakten shpresoj, sepse nese do te lindesh djale, shpresoj qe ti te behesh nje burre, ashtu sic e kam enderrruar gjithmone: te bute me te dobetit, mizor me prepotentet, bujar me ata qe te duan, i pameshirshem me ata qe te urdherojne. Ne fund, armik i cdokujt qe thote se Jezuset jane bij te Atit dhe Shpirtit te Shenjte, dhe jo gruas qe i lindi.
Dhe para se gjithash mua me intereson qe ti te jesh njeri. Eshte nje fjale e mrekullueshme fjala njeri, sepse nuk vendos kufij mes nje burri dhe nje gruaje. Ne fund te fundit, fija qe ndan burrin nga gruaja eshte kaq e holle: ne praktike reduktohet ne mundesine per te rritur ose jo nje krijese brenda qenies. Zemra dhe truri nuk kane seks...

Fragmente nga libri "Leter nje femije qe nuk lindi kurre" i shkrimtares se madhe italiane Oriana Falaci. Po e gjetet mos e lini pa lexuar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.myspace.com/lolacerku
 
Oriana Fallaci...Shkrimtarja e suksesshme italiane
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Rockandroll :: Art, Kulture & Sport :: Letersi-
Kėrce tek: